Bjeshkët e Prevallës kaplohen nga zjarri, Policia u vihet në ndihmë zjarrfikësve për ta shuar, përpjekjes i bashkëngjiten edhe disa vullnetarë

by Nexhat

Bjeshkët e Prevallës janë përfshirë nga një zjarr i madh që ende nuk është shuar.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi tha se Policia po i vihen në ndihmë zjarrfikësve dhe shërbimeve emergjente në përpjekjen për shuarjen e zjarreve.

Ai tha se kësaj përpjekjeje i janë bashkëngjitur edhe disa vullneratë.

“Lidhur me zjarrin në bjeshkët e Prevallës që në orët e mëngjesit, sot me datë 11.08.2024,  komandanti i Stacionit Policor të Prizrenit ka pas takim me drejtoreshën e Emergjencave të Komunës së Prizrenit dhe zyrtarë të tjerë dhe së bashku janë koordinuar për veprimet për shuarjen e zjarrit. Policia është vënë në ndihmë të zjarrfikësve dhe shërbimeve emergjente. Bashkë me zjarrfikësit në ndihmë për shuarjen e zjarrit në Prevallë kanë shkuar edhe disa vullnetarë”, ka thënë Bytyçi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy