Në festën Gjokoviqit dhe medalistëve serbë u kënduan këngë nacionaliste për Kosovën

by Merita

Sportistët serbë që kanë fituar medalje në Lojërat Olimpike “Parisi 2024” kanë festuar të hënën në Beograd me këngë nacionaliste për Kosovën.

Mediumi serb “telegraf.rs” ka publikuar të martën një video në të cilën shihet tenisti serb, Novak Gjokoviq duke kënduar këngën “Oj Kosovo, Kosovo” në një klub nate.

banner

Aty ai shihet teksa ngrihet në këmbë duke brohoritur dhe sipas raportimit menjëherë i janë bashkuar edhe basketbollistët.

Kjo këngë nacionaliste përmban fjali si “e gjithë Serbia bërtet: ‘Nuk e lëshojmë Kosovën’” e “Oj Kosovë, oj Kosovë, toka ime e dashur”.

Kënga e njëjtë në vazhdimësi dëgjohej edhe në protestat që serbët kanë organizuar muajve të fundit në veri të Kosovës.

Gjokoviqi dhe sportistë të tjerë serbë tashmë njihen për shpërfaqje të propagandës serbe edhe në sport.

Vitin e shkuar ai dhe ekipi serb hynë në turneun e famshëm të tenisti “Davis Cup” me këngë nacionaliste për Kosovën duke nxitur reagime të shumta. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy