Zëdhënësja e BE-së, Nabila Masrali: Ura e Mitrovices në agjenden e takimit të ardhshëm të dialogut

by engel

Bashkimi Evropian po planifikon një takim midis Kosovës dhe Serbisë, për të diskutuar mbi hapjen e urës mbi Lumin Ibër, që ka rritur jo pak tensionet javët e fundit.

Njoftimin e bëri zëdhënësja Nabila Masrali, e cila u shpreh se unioni do ta të vendosë statusin e urës në agjendën e takimit të ardhshëm të Dialogut.

banner

Vendimi vjen pasi Evropa ka paralajmëruar masa të reja ndëshkuese ndaj Prishtinës zyrtare, në rast se hedh hapa që bien në kundërshtim me politikat ndërkombëtare.

Por kjo nuk e ka ndaluar qeverinë Kurti të përparojë, duke testuar qëndrueshmërinë dhe është në pritje të një raporti vlerësues nga kompania që ka bërë matjet, nëse ura i plotëson kushtet për qarkullimin e automjeteve.

Një veprim i tillë i ditëve të fundit ka ngjallur dhe reagimin e palës serbe, të cilët kanë organizuar protesta në shenjë kundërshtie.

Infrastruktura mbi lumin Ibër që ndan Mitrovicën e Veriut me shumicë serbe nga Mitrovica e Veriut me shumicë shqiptare, u bllokua për herë të parë në vitin 1999.

Prej atëherë, Kosova dhe Serbia kanë arritur disa dakordësi teksa janë bërë edhe investime mbi të. Ndërkohë këmbësorët prej vitesh lëvizin të lirë, mirëpo qarkullimi i automjeteve vijon të jetë i ndaluar.

Vetë Kryeministri Albin Kurti është shprehur se ajo urë në fakt i bashkon, jo ndan kështu që duhet të hapet si simbol i këtij qëllimi.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy