Molliqaj: Minatori dikur udhërrëfyes i revoltës kombëtare, sot na u ba armik!

by engel

Nëpërmjet një postimi në Facebook, ka reaguar Dardan Molliqaj, kryetar i Partisë Socialdemokrate lidhur me situatën e rënd të minatorëve të Trepçës të cilët që më shumë se dy muaj nuk kanë marrë pagat e tyre.

Në postimin e tij ai rikujton vlsrat dhe sakrificat e minatorëve për çështjen kombëtare, ka vënë në pah trajtimin e padinjitetshëm të tyre nga ana e qeverisë dhe tregon se partia që ai drejton i mbështet kërkesat e tyre të drejta dhe protesten e paralajmëruar për të enjten.

banner

Postimi i plotë:
Minatori i Trepçës ishte udhërrëfyesi i revoltës kundër dhunës sistemore që përjetim gjente tek çdonjëri në vitet e 90-ta. Sot, për pushtetin me kalkulator në dorë e menaxhmentin inert e dashakeq, u bë armik.

Nuk ka rëndësi që ai po përjeton trajtim të padinjitetshëm, që ka mbetur pa pagë tash e 2 muaj, që punon në rrezikun më të madh nën tokë, që nuk ka mjete adekuate të sigurisë e ato pak që janë është dashur t’i blejë vetë. Ai është armik. Armiku nuk trajtohet, por luftohet deri në zhdukje.

Mendësia autoritare synim ka nënshtrimin e secilit. Prandaj është domosdoshmëri që secili t’i rezistojë tendencës së tillë me çdo kusht.

Të enjten, në ora 12:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”, minatorët e Trepçës protestojnë për trajtim të dinjitetshëm kundër një pushteti që veç të kundërtën po ia ofron. Ne mbështesim protestën dhe qëndrojmë në solidaritet deri në plotësimin e kërkesave të tyre!

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy