Pritet kaos në trafikun ajror për shkak të stërvitjes të NATO-s

by informim

Gjatë stërvitjes ajrore të NATO-s trafiku ajror në Gjermani mund të ndërpritet. Priten probleme të mëdha.

Falë përgatitjeve intensive, Qeveria federale, Bundeswehri dhe industria e aviacionit shpresojnë të parandalojnë kaosin gjatë një stërvitjeje ushtarake të NATO-s në mes të qershorit. “Aktualisht nuk ka asnjë anulim fluturimi të planifikuar”, tha Arndt Schoenemann, kreu i kontrollit të trafikut ajror gjerman. Nga këndvështrimi aktual kjo nuk është e nevojshme, por mund të ndodhë në raste individuale. “Ne nuk do të jemi në gjendje të përjashtojmë vonesat.”

banner

Mbyllja e hapësirës ajrore

Nga data 12 deri më 23 qershor,NATO planifikon të mbajë stërvitjen më të madhe ajrore në historinë e kësaj aleance. Kjo ka të ngjarë të prekë shumë pasagjerë në fluturimet civile pasi tre aeroporte në Gjermani do të mbyllen plotësisht një herë në ditë për katër orë. Ekspertët presin pasoja më të mëdha veçanërisht në Frankfurt, Hamburg dhe Berlin, por pjesërisht edhe në Mynih.

Në stërvitjen “Air Defender”do të angazhohen rreth 10 mijë ushtarë me 250 avionë ushtarakë, nga të cilët maksimumi 100 nga SHBA dhe 70 nga Gjermania. Planifikohen fluturime të ulëta deri në lartësinë 330 metra. Në stërvitje marrin pjesë 25 vende. Njëra hapësirë ​​ajrore është në Gjermaninë veriperëndimore dhe mbi Detin e Veriut, tjetra mbi Mecklenburg-Pomeraninë Perëndimore dhe Detin Baltik, dhe e treta mbi landet e Bavarisë dhe Baden-Württemberg. Duke qenë se çdo ditë në Gjermani kryhen rreth 8000 fluturime civile, pasojat për segmentin civil të fluturimeve janë të pashmangshme.

Nuk përjashtohen vonesat

Ministria federale e Transportit njoftoi se aktualisht është duke biseduar me landet në mënyrë që oraret e lejuara të ngritjes dhe uljes së avionëve gjatë këtyre dy javëve të mund të zhvendosen sipas nevojës. Siç u tha, duam të shmangim që të ketë vonesa në fluturime dhe që fluturimet të orientohen në aeroporte të tjera, gjë që do të vështirësonte udhëtimet e një numri të madh të pasagjerëve. Disa lande kanë njoftuar tashmë se do të lejojnë edhe uljet dhe ngritjet e avionëve gjatë natës, të cilat në disa vende në kushte normale nuk lejohen.

Matthias von Randow, drejtor i përgjithshëm në Shoqatën Federale të Transportit Ajror Gjerman, tha se bisedimet intensive kanë nisur që nga pranvera. “Shpresoj se asnjë fluturim i vetëm nuk do të anulohet. Por vonesat janë të mundshme”, përfundon von Randow./DW

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy