Vrasja në Pogradec, Salianji: Prokuroria rrëzoi versionin e Policisë, nëse Ramën e kanë gënjyer të shkarkojë…

by Nexhat

Deputeti demokrat, Ervin Salianji, ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Pogradec pasditen e së shtunës, ku 42-vjeçari Eglantin Proga, babai i dy fëmijëve, humbi jetën si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj tij

Lidhur me ngjarjen pati reagime të shumta, ndërsa u hodhën dyshime për fshehjen dhe manipulimin e ngjarjes së rëndë. Gjithsesi në një deklaratë zyrtare, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit hodhi poshtë insinuatat dhe mbrojti policinë lokale

banner

Disa orë më pas, Prokuroria e Korçës njoftoi se ka nisur hetimet ndaj një inspektori të policisë me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe Kryeministri Edi Rama, i cili i ka cilësuar akuzat ndaj Policisë dhe Urgjencës, si një çorbë dhe një maskaradë

Por deputeti demokrat në reagimin e tij shprehet se “njoftimi i Prokurorisë Korçë rrëzon keqpërdorimin që ju bë në mënyrë të përsëritur Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, duke e nxjerrë të manipulojë ngjarjen tragjike të vrasjes në Pogradec”

Postimi nga Ervin Salianji

Rama nuk e mbulon dot manipulimin e vrasjes me propagandë!

📄Njoftimi i Prokurorisë Korçë rrëzon keqpërdorimin që ju bë në mënyrë të përsëritur Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, duke e nxjerrë të manipulojë ngjarjen tragjike të vrasjes në Pogradec.

Prokuroria procedon inspektorin e “sipërpërmendur u mor në përgjegjësi penale për vëprën penale të dyshuar të kryer prej tij, për shkak se si pasojë e veprimeve të tij nuk është bërë i mundur dokumentimi real i ngjarjes së ndodhur” thotë prokuroria!

👉Nëse Edi Ramën e kanë gënjyer vartësit e tij duhet të shkarkojë menjëherë ministrin dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë. Nëse i del për zot manipulimit të ngjarjes përgjegjës dhe porositës i fabrikimit të vrasjes si aksident është vetë ai për përfitim të një grushti votash!

⁉️Çfarë i ka bërë bashkë në vrasjen për së dyti të viktimës Ramën? Policinë? Urgjencën?

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy