Hapja e urës së Ibrit, Lajçak: Pretendimet se BE-ja është kundër janë të pavërteta dhe çorientuese

by Nexhat

Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka thënë se zërat se BE-ja është kundër hapjes së urës kryesore të Ibrit janë të pavërteta dhe çorientuese.

Përmes një postimi në platformën “X”, Lajçak ka theksuar se BE-ja gjithmonë ka insistuar që çështja e hapjes së urës duhet të trajtohet në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, të lehtësuar nga BE-ja.

“BE-ja ka përsëritur në mënyrë të vazhdueshme se çështja e urës së Mitrovicës duhet të diskutohet në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Pretendimet se BE-ja është kundër hapjes së urës ose ka ndryshuar qëndrim janë të pavërteta dhe çorientuese,” ka shkruar ai.

Ndërsa, zëvendëskryeministri i Kosovës dhe kryenegociatori për dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, ka deklaruar në “X” se BE-ja po kërcënon me vendosjen e masave të reja ndaj Kosovës nëse zbatohet marrëveshja që vetë ajo ka ndërmjetësuar

Bislimi ka shpjeguar se gjatë vizitës së fundit të Lajçakut në Kosovë më 19 qershor, emisari i BE-së kishte rekomanduar që çështja e urës mbi lumin Ibër të diskutohej brenda dialogut në Bruksel ose, nëse Kosova nuk e preferon këtë, të zhvillohen bisedime të brendshme me serbët lokalë.

Gjithashtu, një partner i QUINT-it kishte kërkuar që të kryheshin inspektime teknike, edhe pas përmbushjes së këtyre kërkesave, Bislimi ka theksuar se BE-ja tani po kërcënon me masa ndaj Kosovës në rast të hapjes së urës për qarkullim të automjeteve.

Miroslav Lajčák/The EU has repeatedly stressed that the issue of the Mitrovica bridge must be discussed in the EU-facilitated Dialogue. Allegations that the EU is against opening the bridge or has changed its position are misleading. (1)

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy