“Ura e Ibrit duhet të hapet”/ Eksperti i sigurisë tregon si të sigurohet lëvizja e lirë – përmend dhe kompetencat e KFOR-it

by Nexhat

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, ka folur për çështjen e hapjes së urës së Ibrit, kundërshtimin ndërkombëtar, tërheqjen ose jo të Kurtit dhe sigurinë në pjesën veriore.

Ai thotë se siguria në atë pjesë bazohet në vendimet dhe veprimet politike, derisa thekson se përgatitja për hapje të urës ëhtë legjitim por që qytetarët po manipulohen qëllimshëm.

banner

“Situata e sigurisë në pjesën veriore është duke u bazuar kryesisht në vendimet dhe veprimet politike që do të ndërmerren dhe që ato mund të ndikojnë drejtpërdrejt në sigurinë e pjesës veriore me impakt edhe më të gjerë. Përgatitje për ri-vitalizim të urës është në parim legjitim dhe legal nga ana e institucioneve, qofshin lokale apo qendrore, por që një problem kryesor po qëndron që qytetaret e Kosovës po manipulohen qëllimisht në forma të ndryshme politike, qofshin ata nga komuniteti serb por edhe shqiptarët”, vlerëson Shala.

Ai thekson marrëveshjen e arritur në dialog për hapjen e urës, teksa thotë se Kosova duhet të përcaktohet në këtë proces

“Sepse në bazë të dokumentacioneve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare ka pasur dakordësi që të hapet ura dhe të zbatohen të gjitha marrëveshjet por që implementimi i tyre nuk është garantuar nga ana e mekanizmit ndërkombëtar dhe që në dialog dhe pala serbe por edhe ajo kosovare kanë mbetur në pozitën në vend qëndro duke mos marrë hapa në implementimin e përgjithshëm të të gjitha marrëveshjeve dhe që faktori ndërkombëtar po qëndron mbrapa atyre zotimeve që janë bërë dhe dhënë mbrapa dyerve të mbyllura. Pra, Prishtina zyrtare do të duhej që të ripërcaktohet në procesin e hapjes së urës duke ndjekur modelin e informimit korrekt ndërkombëtar përmes arsyeshmërisë së argumentit bazuar në normativë por edhe avancimit të koordinimit me strukturat ndërkombëtare të sigurisë (KFOR) që mbi urën e Ibrit të qëndrojnë zyrtarët policorë në formën preventive por duke mos penguar lëvizjen e veturave sepse vetëm kjo është mungesë mbi urën e Ibrit sepse qytetarët kalojnë pas asnjë pengesë të vogël”, shton eksperti i sigurisë për Gazeta Blic.

Sipas tij, KFOR ka marrë kompetenca shtesë për çështjen e urës së Ibrit.

“Nën orbitën e sigurisë nga pikëpamja politike/ushtarake që KFOR ka marrë kompetenca shtesë nga ana e UNMIK-ut si rezultat e ndryshimit të konturave politike, atëherë ura e Ibrit është bartur kompetencës ushtarake për vendimmarrje për lejim apo jo”.

Shala vlerëson se ura e Ibrit duhet të hapet, por që thotë se në këtë kohë riaktualizimi i kësaj çështje i shërben klasës politike në Kosovë për ristartim të pozicionit të saj në fushën ndërkombëtare por edhe proceseve parazgjedhore të brendshme, por gjithashtu në këtë krizë politike në Serbi çdo tension mbi urën e Ibrit që do të prodhonte Serbia me qëllim do t’i shërbente asaj

“Më fjalë të shkurta, ura e Ibrit do të duhej të hapet por rruga e hapjes dhe tejkalimit të pengesave politike e ushtarake mos të jenë pengesë kryesore ndaj rrugës së Kosovës dhe avancimit të saj në shumë fusha, qofshin ato politike, ushtarake dhe të sigurisë me partneritet ndërkombëtar. Ne e kuptojmë që riaktualizimi i urës në nivel politik i kontribuon dhe shërben klasës politike në Kosovë për ristartim të pozicionit të saj në fushën ndërkombëtare por edhe proceseve parazgjedhore të brendshme, por gjithashtu në këtë krizë politike në Serbi çdo tension mbi urën e Ibrit që do të prodhonte Serbia me qëllim do t’i shërbente asaj për tërheqjen e vëmendjes nga protestat brenda dhe kundër spektrit të gjerë politike në Beogradin zyrtar”, deklaron ai.

Eksperti thotë se duhet të ketë komunikim, koordinim e konkretizim që të arrihet qëllimi  i lëvizjes së lirë, duke shtuar se Kurti e ka kuptuar që janë disa pengesa që misioni i KFOR-it nuk do t’i tolerojë.

“Komunikim-koordinim-konkretizim janë 3K që mund të arrihet qëllimi i lëvizjes së lirë të cilën do ta garantonte mekanizmi ndërkombëtar. Dhe, Kryeministri e ka kuptuar nga takimi me COMKFOR që janë disa pengesa që misioni nuk do të tolerojë dhe ka mundësi që të konstatojë dëshirën për të gjetur alternativën në proces dialogut”, përfundon eksperti i sigurisë, Drizan Shala

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy