Nagavci: 60,244 prindër aplikuan për subvencionimin e teksteve shkollore për 24 orë

by Nexhat

Ministrja e Arsimit, Arberie Nagavci, ka thënë se 60,244 prindër kanë aplikuar brenda 24 orëve për subvencionimin e teksteve shkollore.

Një ditë më parë është hapur aplikimi për subvencionimin e teksteve shkollore në Platformën e-kosova.

banner

“Sipas të dhënave zyrtare, brenda 24 orëve kanë aplikuar gjithsej 60,244 prindër. Inkurajojmë prindërit që nuk kanë aplikuar ende që ta shfrytëzojnë këtë mundësi. Në shërbimin tuaj është edhe numri i telefonit pa pagesë për çfarëdo pyetje që mund të keni rreth aplikimit:0800 30 900 si dhe emaili:[email protected]. Ju siguroj se të gjitha ankesat do të shqyrtohen me kujdes”, ka shkruar ajo.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë nuk ka arritur as këtë vit t’ua sigurojë fëmijëve tekstet shkollore, prandaj prindërit do të duhet të aplikojnë për subvencione

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy