Senati amerikan miraton marrëveshjen për tavanin e borxhit

by informim

Senati amerikan votoi të enjten mbrëma në mbështetje të një mase që do t’i lejojë Shtetet e Bashkuara të vazhdojnë të paguajnë faturat e tyre.

Ligji dypartiak që u mbështet nga 63 senatorë dhe u kundërshtua nga 36 syresh, tani i shkon presidentit Joe Biden për nënshkrim.

banner

“Sonte, senatorët nga të dyja partitë votuan për të mbrojtur përparimin ekonomik të arritur me vështirësi dhe për të parandaluar falimentimin e parë ndonjëherë të Shteteve të Bashkuara”, tha presidenti Biden në një deklaratë.

Dhoma e Përfaqësuesve e kaloi ligjin me mbështetje të gjerë nga ligjvënësit republikanë dhe demokratë të mërkurën, për të lejuar qeverinë të vazhdojë të marrë hua më shumë para për të përmbushur detyrimet e saj financiare, duke tejkaluar tavanin aktual të borxhit prej 31.4 trilion dollarësh.

Ligji nuk përcakton një kufi të ri monetar, por autoriteti i huamarrjes do të shtrihet deri me 2 janar të vitit 2025, dy muaj pas zgjedhjeve presidenciale të vitit të ardhshëm.

Për më tepër, ligji kërkon mbajtjen e pjesës më të madhe të shpenzimeve federale në nivelin aktual në vitin fiskal duke filluar në tetor, me një rritje prej 1 për qind në 12 muajt pasues.

Masa nuk i rrit taksat dhe as nuk do të ndalojë rritjen e borxhit kombëtar, ndoshta me 3 trilionë dollarë ose më shumë gjatë një viti e gjysmë, deri në skadimin e saj.

Pjesë të tjera përfshijnë një pakësim të numrit të agjentëve të rinj që do të punësojë agjencia e grumbullimit të taksave, një kërkesë që shtetet të kthejnë 30 miliardë dollarë ndihma të pashpenzuara të marra për pandeminë e coronavirusit nga qeveria federale dhe rritjen nga 50 në 54 vjeç, për grupmoshat që duhet të punojnë, për t’u kualifikuar për ndihma ushqimore. /VOA/

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy