Një tjetër qytet Rus nën kontrollin e Ukraines

by jonzefaj
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të enjten se forcat ukrainase kanë marrë kontrollin e qytetit rus, Sudzha.

Një jave ka valuar që kur forcat e tij filluan një inkursion ndërkufitar në rajonin Kursk të Rusisë.

Forcat e Kievit kanë qenë në qytet, që ndodhet 105 km në jugperëndim të qytetit të Kursk, që nga e mërkura e kaluar, por ky është konfirmimi i parë nga presidenti ukrainas se ushtria e tij e kishte kapur atë.

Shefi ushtarak ukrainas Oleksandr Syrskyi tha se trupat ukrainase kanë përparuar 35 kilometra (21.7 milje) përmes mbrojtjes ruse që nga fillimi i sulmit të tyre të befasishëm, duke kapur 1150 kilometra katrorë territor dhe 82 vendbanime.

Syrskyi tha se një zyrë komanduese ushtarake është ngritur në Sudzha "për të ruajtur ligjin dhe rendin dhe për të përmbushur nevojat prioritare të popullsisë në territoret e kontrolluara".
banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy