111
Ukraina ka shkatërruar një urë të rëndësishme strategjike mbi lumin Seym, ndërsa vazhdon inkursionin e saj në rajonin Kursk të Rusisë.
Zyrtarët rusë janë cituar të kenë thënë se operacioni pranë qytetit të Glushkovos ka prerë një pjesë të rrethit lokal.
Ura u përdor nga Kremlini për të furnizuar trupat e tij dhe shkatërrimi i saj mund të pengonte përpjekjet e tyre.
Presidenti Volodymyr Zelensky tha se trupat ukrainase po forconin pozicionet e tyre në Kursk,ai i quajti territoret e pushtuara një fond shkëmbimi duke lënë të kuptohet se ato mund të shkëmbeheshin me rajonet ukrainase të pushtuara nga Moska.