Inter ishte afër fitores por në fund arriti vetëm një barazim me Gjenovën

by engel

Ndeshja e parë nuk shkoi mirë për kampionët e Italisë: Interi nuk ia del përtej barazimit (2-2) në fushën e Gjenoves, pas golit të shënuar në minutën e 95-të fal naivitetit të madh të Bisseck i cili preku topin me dorë dhe i dhuroi nikoqirëve një penalti.

Nerazzurrët u mposhten nga Vogliacco në minutën e 20, të ndihmuar nga një pasim nga Sommer. Më pas Thuram merr përsipër barazimin në minutën 30-të i cili ishte pothuajse i pandalshëm gjatë gjithë ndeshjes dhe në formë më të mirë se Lautaro. Thuram shënoi edhe për golin e epërsisë në minutën 82-të por që nuk e mbajten këtë rezultat deri në fund sepse Bisseck gaboi në zonë duke goditur topin me dorë. Sommer shpëton penalltinë në gjuajtjen e parë, por topin e kthyer Messias e kthen atë dhe shënon.

Kështu Inzaghi duhet të kënaqet vetëm me një pikë. Nga ana tjetër Genova ishte e shkëlqyer, gjithmonë me intensitet të lartë dhe aspak e frikësuar nga kundërshtarët.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy