Haradinaj: Kurti e VV e vodhën popullin, e shpejtë do të jetë dita kur do të shihet se këta janë kriminelët më të mëdhenj

by Nexhat

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se për kryeministrin Albin Kurti vlen shprehja popullore “të vret natën e të vajton ditën.

Haradinaj shkroi në një postim në Facebook se si Kurti dhe partia e tij “vodhën popullin e Kosovës”

“Kur flet Kurti për korrupsionin sikur edhe për shumë tema tjera vjen një shprehje ajo fjala popullore “të vret natën e të vajton ditën”. Që nga ardhja në pushtet Kurti dhe VV me mashtrime dhe në formën më tinzare në mënyrë sistematike dhe tek resorët më të ndjeshëm vodhën popullin e Kosovës”, shkroi Haradinaj.

“Me Ridin vodhën bukën e Kosovës atëherë kur kishte frikë botërore nga kriza e bukës. Me Nagipin vodhën rrymën në kohën kur në bursa çmimi kishte arritur majat e papara. Popullit ja dyfishuan çmimin e Nagipin e Martinin që ndërmjetësoj në shitjen e rrymës serbe ende i mbrojnë dhe i mbajnë si heronj. Mbi 280 milionë euro para të popullit i larguan nga konkurrenca dhe ligji dhe me partnerë në krim i përdorën si me qenë plaqkë gjahu”, shtoi ai

Haradinaj tha se shpejt do të vijë dita kur “lufta e njëmendtë kundër korrupcionit do të fillojë”. Atëherë, ai tha se do të shihet se Kurti dhe LVV janë “kriminelët më të mëdhenj të këtij vendi”.

“U mashtruan se kontratat e klasifikuara mbesin përgjithmonë të klasifikuara dhe u “flliqën” deri në atë masë sa blerjet e tyre rrezikojnë sigurinë e njerëzve të Kosovës. Asgjë nuk do të ndal deklasifikimin e këtyre kontratave dhe asgjë nuk do të ndal konfrontimin e hajnive të tyre me qytetarin e Kosovës. E shpejtë do të jetë dita kur lufta e njëmendtë kundër korrupcionit do të filloj e “vajtuesit e ditës” do të shihet se janë kriminelët më të mëdhenj të këtij vendi”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy