35
Manuel Neuer i jep lamtumirën kombëtares gjermane. Pas Ilkaj Gyndogan, është rradha e “gardianit” të “Panzerave” që të deklarojë fundin e rrugëtimit të tij me kombëtaren.
“Faleminderit Gjermani. Ishte shumë bukur të vishja fanellën e kombëtares”, deklaroi i emocionuar portieri i Bajern Mynih.
Me kombëtaren Neuer është aktivizuar që prej vitit 2009 duke koleksionuar gjithsesj 84 ndeshje. Tashmë ai do të fokusohet vetëm tek klubi i tij Bajern Mynih.