58
Dy persona janë therur me thikë në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë.
Policia e ka konfirmuar ngjarjen duke bërë të ditur se viktimat kanë marrë trajtim mjekësor
Autoritetet kanë shtuar se i dyshuari është identifikuar dhe është në kërkim.
Rasti sipas PK-së ka ndodhur rreth orës 21:20. Ndërkohë që policia ka filluar hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
“Një i dyshuar është identifikuar dhe po kërkohet nga policia,” ka deklaruar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.