Abdixhiku: Kurti i njeh bandat kriminale në veri, por po i lë të lira

by informim

I pari i LDK-së, Lumir Adixhiku ka reaguar ndaj siç tha ai “ligjërimeve” të kryeministrit Kurti për anëtarët e bandave kriminale në veri të vendit. Sipas tij, megjithëse Kurti po i njeh me emra, mbiemra dhe madje ku jetojnë këta anëtarë të bandave kriminale, ai po i le ata të lirë.

 “Këtë të premte bëhet një javë nga sulmi jo i paprecedente dhe gjithsesi jo i rrallë i sulmeve të bandave kriminale në veri, që kryeministri po i njeh me emër dhe mbiemër, por janë ende të lirë, të pa arrestuar, por ky po i njeh dhe po na ligjëron për to por janë të lirë”, tha Abdixhiku.

Sipas kryetarit të LDK-së, sulmet janë kundrejt institucioneve të Republikës së Kosovës përkatësisht zyrave të kryetarëve të komunave në veri, kryetarë të zgjedhur me një proces demokratik të njohur brenda dhe ndërkombëtarësh.

“Dhe sulmi i nisur ndaj Policisë nga bandat që kryeministri i njeh, por si arreston, ndaj gazetarëve shqiptarë raportues atje, u shndërrua shpejt në sulm ndaj shtabit të KFORIT, nga bandat  që kryeministri i njeh me emër dhe mbiemër, me adresë, me armatim me shtëpi, por i lë të lirë, se këto banda qëndronin kundër demokracisë, kundër raportimit të lirë por edhe kundër vlerave euro-atlantike të shpërfaqë nëpërmjet ushtarëve të KFORIT në terren”, tha Abdixhiku. Duke shtuar tutje se në një përballje të tillë baret ishin të ndara dhe të qarta, në njërën anë ishin institucionet kushtetuese të Republikës së Kosovës, dhe ushtarët e NATOS, dhe në anën tjetër bandat kriminale të sponsorizuara nga aparati shtetëror i Serbisë.

“Bandat që Kryeministri i Kosovës po i njeh me emër mbiemër dhe adresë por po i lë të lirë dhe na ligjëron në Parlament”, tha kryetari i LDK-së.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy