​Ligji i ri për zgjedhjet e përgjithshme, Radoniqi: Zbatimi do të jetë sfidues në zgjedhjet e 9 shkurtit

by Nexhat

Me qëllim të avancimit të shërbimeve për votuesit, subjektet politike dhe vëzhguesit e zgjedhjeve, sot është zhvilluar softueri i KQZ-së me mbështetjen e misionit të OSBE-së. Ky softuer është prezantuar në hapësirat e sallës “1 Tetori”, ndërkohë që është simuluar procesi i votimit.

Kryetari i Komisionit Qendror i Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi theksoi se me Ligjin e ri për Zgjedhjet e Përgjithshme, procesi zgjedhor ka pësuar ndryshime thelbësore. Sipas tij, zbatimi do të jetë sfidues në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit të vitit 2025

banner

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi tha se janë bërë pjesë aktive e procesit të reformës zgjedhore të udhëhequr nga Kuvendi i Kosovës.

“Menjëherë pas miratimit të ligjit të ri, KQZ është angazhuar maksimalisht për përgatitjen dhe harmonizimin e 17 akteve nënligjore apo Rregulloreve Zgjedhore. Disa nga këto, që ndërlidhen drejtpërdrejtë me votuesit, kanë për qëllim krijimin e lehtësirave në procedura të ndryshme zgjedhore, për votuesit brenda dhe jashtë vendit. Gjithashtu, gjatë kësaj kohe, KQZ ka ndërmarrë hapa konkretë që besojmë se do të ndikojnë në integritetin e procesit zgjedhor në vazhdim dhe rrjedhimisht edhe në besueshmërinë e qytetarëve dhe të akterëve të tjerë. Me Ligjin e ri për Zgjedhjet e Përgjithshme, procesi zgjedhor si brenda, por edhe jashtë vendit, ka pësuar ndryshime thelbësore dhe sigurisht se zbatimi i tij do të jetë sfidues në zgjedhjet e datës 9 shkurt 2025, por shpreh gatishmërinë e KQZ-së për të përmbushur detyrat që dalin para nesh”, tha ai

Radoniqi shtoi se KQZ është e përkushtuar në avancimin e procesit zgjedhor dhe se po bën hapa në digjitalizimin e operacioneve zgjedhore.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy