Sulmet ndaj KFOR dhe Banjska, Zyrtari i NATO’s tregon çfarë i tha Vuçiqit në Beograd dhe si iu përgjigj ai

by Nexhat

Boris Ruge, Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Çështjet Politike dhe Politikën e Sigurisë, së fundmi zhvilloi një turne në Ballkanin Perëndimor, ku si pjesë të vizitës kishte edhe Kosovën, përpos Bosnjën e Serbinë.

Ruge theksoi praninë dhe angazhimin e vazhdueshëm të NATO-s në rajon, duke thënë se “Ballkani është në radarin e NATO-s dhe ne nuk po shkojmë askund”

banner

Ruge tha se qëllimi i vizitës së tij ishte të takohej me krerët politikë në Prishtinë, Sarajevë e Beograd, për të vlerësuar situatën politike dhe për të riafirmuar praninë dhe partneritetin e NATO-s në Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë dhe në Serbi.

Ai theksoi rolin e NATO-s në ruajtjen e stabilitetit në Kosovë, teksa tregoi edhe mesazhin që ia dha presidentit të Serbisë, Alleksandar Vuçiq.

“Dhuna në Kosovës në maj dhe shtator të vitit të kaluar, ishte pjesë e rëndësishme e bisedës që e pata me presidentin Vuçiq. Ne po kërkojmë përgjegjësi të plotë për sulmet ndaj ushtarëve tanë, për ngjarjet e shtatorit të vitit të kaluar në Banjskë. Kjo ishte një pikë që shefi im, Sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg e ka bërë, dhe këtë ia përsërita presidentit Vuçiq. Kjo është diçka që duam t’i shkojmë në fund”, tha ai në një intervistë për N1 në BeH.

I pyetur se çfarë i ka thënë Vuçiqi për çështjen e sulmeve ndaj ushtarëve të NATO-s në Kosovë, Ruge tha: “Paj, (na tha) se ne mund të presim të shohim vazhdimësi sa i përket procesit gjyqësor në Serbi”.

Zyrtari i lartë i NATO-s tha se mendimet e tij me të Vuçiqit nuk janë krejtësisht divergjente për sa i përket Kosovës. “Nuk janë krejtësisht divergjente. Unë vij këtu, përfaqësoj NATO, shefin tim, Sekretarin e Përgjithshëm, i parashtroj qëndrimet tona, dhe kjo është diçka që do ta mbajmë në agjendë. Kosova është e rëndësishme. Ende e kemi një operacion ushtarak me rreth 5 mijë ushtarë në Kosovë. Roli ynë është të garantojmë ambient të sigurt, të punojmë me Policinë e Kosovës, me EULEX-in, dhe kjo është ende një detyrë e rëndësishme që synojmë të përmbushim”, deklaroi Ruge.

Ai tha se tha se me Serbinë, NATO ka partneritet tash e disa vite, por shtoi se duan që Serbia të luajë rol pozitiv edhe në Bosnje.

“NATO është këtu, është pjesë e këtij rajoni, e kemi prezencën në Bosnje, Kosovë, kemi marrëdhënie edhe me Serbinë, dhe po e përcjellim për së afërmi se çfarë po ndodhë këtu”.

“Siç mund të shihni nga vizita ime, nga puna që po e bëjmë në selinë e NATO-s, Ballkani është në radarin tonë, jemi shumë të interesuar, kemi interesa në këtë pjesë të botës, dhe nuk do të shkojmë askund, do të jemi këtu që të punojmë me partnerët tonë dhe të kontribuojmë në sigurinë dhe stabilitetin në këtë rajon”, deklaroi Ruge, transmeton Klan Kosova.

Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s tha se Aleanca Veriatlantike nuk dëshiron të flasë për “shkëputje”, teksa shtoi se janë shumë të fokusuar në ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Bosnjës.

“NATO dhe aleatët e saj nuk do të tolerojnë veprime që minojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të BeH”, potencoi Boris Ruge

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy