Manchester City në stilin e kampionit e nis edicionin e ri në Premier League, duke i shkaktuar Ispwich Town-it humbje me rezultat 4:1.
Në minutën e 7′ ndodhi një befasi me një gol të shënuar nga Szmodics për Ispwich, por kjo epërsi nuk zgjati shumë ssepse City u kthye shpejt me golin e barazimit në minuten e 12′ nga penaltia me Haaland.
Në katër minutat në vijim City shënoi edhe dy herë për të çuar rezultatin në 3-1 me De Bruyne në minuten 14′ dhe prap Haaland në minuten 16′. Goli i katërt për të kompletuar hetrikun u shënua nga Haaland në minutën 88′ për të përmbyllur rezultatin në 4-1.
Portieri i kombëtares së Kosovës, Arijanet Muriç u paraqit nga minuta e parë për Ispwich-in por siq po tregon edhe rezultati, sot nuk ishte dita më e mirë e tij.