Tashmë kur është caktuar data e zgjedhjeve të reja parlamentare, janë shtuar edhe përplasjet mes pozitës e opozitës.
Një përplasje mes ministrit të Financave, Hekuran Murati dhe ish-ministres Hykmete Bajrami është duke vazhduar këto ditë në rrjetin social Facebook
Murati dhe Bajrami vazhdimisht po replikojnë me njëri-tjetrin përmes disa postimeve në llogaritë e tyre.
“Sebepi” i kësaj përplasje ishte një postim i ministrit Murati lidhur me përfitimet të Bonove të Diasporës, duke theksuar se investimi në këto bono ka qenë i suksesshëm dhe ka ndihmuar në zhvillimin e vendit.
Ndaj kësaj deklarate reagoi deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami e cila akuzoi ministrin Murati për mashtrime dhe manipulime.
Por përplasja e tyre ka vazhduar. Ministri Murati e quajti Bajramin redaktore e lajmeve