Kosova ka qenë tema kryesore e shefit të CIAs në Beograd

by engel

Vizita e shefit të CIA-s, William Burns në vendet e Ballkanit Perëndimor, vazhdon të jetë ende temë diskutimi. Në vizitën e tij të paparalajmëruar Burns fillimisht vizitoi Bosnje e Hercegovinën, pastaj Serbinë dhe Kosovën.

Ka pasur shumë opinione dhe supozime për atë se çfarë është diskutuar në këto takime dhe çfarë mesazhe ka përcjellur shefi i CIAs në secilin takim.

banner

BBC raporton se në takimet që pati në Serbi, shefi i CIA-s më së shumti u fol për Kosovën.
“Temat me zyrtarët serbë kanë qenë më shumë politike sesa inteligjencë dhe në takime më së shumti është diskutuar për Kosovën, mëson jozyrtarisht BBC”, shkruan BBC.

Kosova ishte destinacioni i fundit i këtij turneu të Burns-it.

Në Prishtinë, më 22 gusht, ai u takua me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe kreun e Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës (AKI), Petrit Ajeti.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy