Pritet rikthimi i Ilir Daja në Kategorinë Superiore

by jonzefaj

Daja pritet të kthehet në Tiranë për të marrë drejtimin e Dinamos.

Në vitet e fundit, Dritan Mehemti është kthyer në një “nëndetëse” për Dinamon, ka marrë përsipër t’i drejtojë blutë në momente të vështira duke e “ankoruar” jashtë zonës së rrezikut. Mirëpo mjaftuan dy humbje pë të vendosur në dyshime të ardhmen e tij.

Si “hije” në kokën e tij qëndron prej kohësh një emër i madh si Ilir Daja. Jo vetëm në Shqipëri, edhe në Kosovë mediat shkruajnë se Daja do të largohet nga Ballkani për të marrë drejtimin e ish klubit ku u bë i famshëm.

Daja ka fituar çdo trofe të mundshëm me klubin nga Suhareka, me të cilët shkruajti historinë. Nên drejtimin e tij klubi arriti që të kualifikohej dy herë radhazi në grupet e Ligës së Konferencës.

Tashmë, 57-vjeçari është gati për një sfidë të re në karrierën e tij.

Nëse një arsye apo për një tjetër, nëse Daja nuk largohet në kohë nga Ballkani, një tjetër opsion është edhe Orges Shehi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy