Komuna e Pejës dhe Lidhja e Bizneseve të Kosovës nënshkruajnë Memorandum për zhvillimin ekonomik lokal

by Nexhat

Kryetari i Komunës së Pejës, z. Gazmend Muhaxheri, dhe Kryetari i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, z. Besart Dreshaj, kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi për të forcuar bashkëpunimin dhe zhvillimin ekonomik në Komunën e Pejës.

Ky memorandum synon të rregullojë marrëdhëniet ndërmjet palëve për të arritur qëllime të përbashkëta në fusha të ndryshme, duke përfshirë promovimin e prodhimeve vendore në kuadër të nismës “Java e Biznesit Kosovar”, zhvillimin e projekteve ekonomike lokale, dhe nxitjen e investimeve të huaja

banner

Gjithashtu edhe turizmi malor dhe tërheqja e investitorëve të huaj do të jenë pjesë kyçe e kësaj marrëveshjeje.

Zyrtarët komunale dhe pjestarë nga Lidhja e Bizneseve të Kosovës/ Foto nga Komuna e Pejës, Facebook

Komuna e Pejës, përmes një njoftimi në faqen e saj zyrtare në Facebook, ka bërë të ditur nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit dhe Bashkëpunimit me Lidhjen e Bizneseve të Kosovës.

Sipas këtij njoftimi, ky memorandum synon të krijojë mundësi të reja për bizneset dhe komunitetin lokal, duke mbështetur prodhimet vendore dhe duke tërhequr investime të reja në rajon.

Kryetari i Komunës së Pejës, z. Gazmend Muhaxheri, dhe Kryetari i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, z. Besart Dreshaj gjatë nënshkrimit / Foto nga Komuna e Pejës, Facebook

“Ky memorandum do të krijojë mundësi të reja për bizneset dhe komunitetin tonë, duke mbështetur prodhimet vendore dhe duke sjellë investime të reja në rajon”, shkruan Komuna e Pejës transmeton Telegrafi.

Ky partneritet pritet të sjellë përfitime të shumta për komunitetin, duke përmirësuar klimën e investimeve dhe duke promovuar një mjedis të favorshëm për rritjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik në Pejë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy