Ish- Kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas, e cila pritet të konfirmohet në pozitën e shefes së diplomacisë së BE’së nga Parlamenti Evropian, ka arritur në Bruksel. Në një postim në “X” ajo ka folur për një fillim të ri duke paralajmëruar takime me kolegë atje. Në postimin e saj ka reaguar menjëherë Daniel Serwer duke ia dhënë një këshillë që BE ta braktis politikën ndaj Beogradit.
Arritjen e Kaja Kallas në Bruksel ku po pret nga Parlamenti Evropian që të konfirmohet si Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, në vend të Josep Borrell, e ka komentuar profesori që njeh mirë Ballkanin, Daniel Serwer
Në postimin e Kallas përmes së cilit informoi se ndodhet në Bruksel dhe mezi pres t’i takojë kolegët e rinj në shërbimin diplomatik, Sereer e ka shpërndarë duke thënë “BE-ja mund t’i bëjë vetes shumë mirë duke braktisur politikën e dështuar të qetësimit të Beogradit dhe në vend të kësaj duke ripërtërirë angazhimin e saj ndaj të drejtave individuale të njeriut, si dhe sovranitetit dhe integritetit territorial të të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor”.