Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci, “garantoi” se nuk do të cënohet asnjë ushtar me hapjen e urës së Ibrit në Mitrovicë.
“Shefi i CIA-s nuk ka ardhë për urë, por nuk cënohet asnjë ushtar me hapjen e urës, asnjë”, u shpreh i bindur Bajqinovci në RTK, .
Ai tha se Kosova është vonuar për hapjen e urës.
“Asnjëherë nuk kemi dhanë datë… Ura duhet të hapet, jemi vonu – kjo urë është dashur të hapet edhe me marrëveshjen e Brukselit”, tha deputeti.
“Nuk mund të jap datë, por e di që ura do të hapet sepse nuk ka nevojë të mbahet e mbyllur kjo urë. E kemi lëvizjen e lirë të njerëzve, koroporata të mëdha kanë filluar të instalohen në veri…”, shtoi ai.