Rritja e pagës minimale në 350 euro bruto, Murati: Zbatimi fillon nga tetori

by Nexhat

Ministri i Financave, Hekuran Murati tha në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë se niveli i ri i pagës minimale do të fillojë së zbatuari nga muaji tetor.

Qeveria vendosi paraprakisht që që paga minimale të rritet në 350 euro bruto.

Murati tha se afati prej një muaji për zbatimin e këtij vendimi u caktua që t’u japë kohë kompanive dhe institucioneve që të përgatiten për ndryshimet në listat e pagave.

“Përcaktimi i pagës së re minimale tashmë është bërë për orë pune, si dhe nëse kjo përkthehet me orar të plotë, atëherë rezulton me pagë mujore 350 bruto dhe do të fillojë së zbatuari deri në tetor. Arsyeja është që kompanitë të arrijnë të përshtatin listat e pagave”, tha Murati.

Ai tha se Ministria e Financave do të sigurohet përmes mekanizmave të saj që ky vendim të zbatohet. Këtë, ai tha se do ta bëjnë “përmes kontrolleve rutinore”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy