38
Emisari special i Qeverisë Gjermane, Manuel Sarrazin, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë të enjten më 29 gusht.
Lajmin e ka konfirmuar ambasada gjermane në Prishtinë përmes një njoftimi për media.
Emisari gjerman do të japë edhe një deklaratë për media para nisjes.
“Manuel Sarrazin, Përfaqësuesi Special i Qeverisë Federale për vendet e Ballkanit Perëndimor do të vizitojë Kosovën nesër, më 29.08.2024. Pas takimeve zyrtare, z. Sarrazin do të japë një deklaratë për shtyp para nisjes”, thuhet në njoftim.