Ndërmarrja “Trepça” ka reaguar pas vendimit për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në dy njësi të saj, në minierat me flotacion Trepça-Stantërg dhe Kishinik-Artanë.
Përmes një postimi në Facebook, ndërmarrja është shprehur se ka ndodhur një gjë e tillë për shkak se ndërmarrja po mobilizohet për stabilizim dhe rimëkëmbje.
Sipas tyre, kjo ndërmarrje po synon që ta rrit prodhimi dhe kufizimi, andaj dhe janë pezulluar pushimet vjetore për muajit në vazhdim.
“Rikujtojmë se ndërmarrja është përballur sivjet me vështirësi financiare dhe operative, ndërkohë që rrezikohet nga përmbarimi i borxheve të trashëguara në vlerë prej mbi 3 milionë euro”, thuhet në reagim.