Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme në Trepçë, Molliqaj: Vendim i rrezikshëm, skandaloz, i jashtëligjshëm

by Nexhat

Kryetari i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Dardan Molliqaj, ka kërkuar shkarkimin e Kryeshefit Ekzekutiv të Trepçës, Ensi Abdurrahmanin pas vendimit për shpalljen e “gjendjes së jashtëzakonshme” në Trepçë.

Sipas Molliqajt, ky vendim ishte i jashtëligjshëm, i rrezikshëm dhe skandaloz.

banner

“Ky vendim është shkelje e Ligjit të Punës dhe Ligjit për Greva. Ligj i Punës, në asnjë nen të tij, nuk parasheh “gjendjen e jashtëzakonshme” si pjesë e marrëdhënies së punës. Në të njëjtën kohë, Ligji për Greva i mbron punëtorët që grevojnë nga ndëshkimi. Mbi të gjitha, një vendim i tillë cënon drejtpërdrejt të drejtën e minatorëve të Trepçës për të punuar në një vend pa diskriminim dhe me trajtim të dinjitetshëm”.

Postimi i Molliqajt:

Ndaj minatorëve të Trepçës po vazhdon diskriminimi prej menaxhmentit të ndërmarrjes. Dje, ushtruesi i detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv, Enis Abdurrahmani, mori vendim të kundërligjshëm për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme në ndërmarrje si dhe për të pezulluar pushimet vjetore të minatorëve. Arsyeja: Greva.

Ky vendim është shkelje e Ligjit të Punës dhe Ligjit për Greva. Ligj i Punës, në asnjë nen të tij, nuk parasheh “gjendjen e jashtëzakonshme” si pjesë e marrëdhënies së punës. Në të njëjtën kohë, Ligji për Greva i mbron punëtorët që grevojnë nga ndëshkimi. Mbi të gjitha, një vendim i tillë cënon drejtpërdrejt të drejtën e minatorëve të Trepçës për të punuar në një vend pa diskriminim dhe me trajtim të dinjitetshëm.

Vendimi i Kryeshefit Ekzekutiv të Trepçës është i jashtëligjshëm, i rrezikshëm dhe skandaloz. Ky vendim nuk duhet të respektohet asesi. Për këtë vendim, Enis Abdurrahmani duhet të shkarkohet menjëherë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy