Mustafa:Qeveria Kurti merr masa kozmetike, pa efekt të qëndrueshëm në jetën e qytetarëve

by Nexhat

Arben Mustafa nga Partia Demokratike e Kosovës, ka shprehur kritika ndaj qeverisë aktuale për përgjegjësi të dobët në ndikimin pozitiv të përmirësimit të jetës së qytetarëve.

Referuar disa vendimeve të fundit nga qeveria, ai në Edicionin Special, vlerësoi se ky ekzekutiv edhe në të kaluarën  ka marrë masa kozmetike mirëpo pa ndonjë efekt të qëndrueshëm në jetën e popullatës, transmeton klankosova.tv.

banner

”Ky vendim është në vazhdën e vendimeve të thata që ka marrë kjo qeveri, pa një ndikim substancial në ndryshimin në të mirë të jetës së qytetarëve të Kosovës”.

”Kemi parë edhe në të kaluarën që kjo qeveri ka marrë vendime apo masa kozmetike sa për t’u dukur mirë aty për aty, mirëpo nuk kanë pasur një efekt të qëndrueshëm në jetën e qytetarëve të Kosovës, dhe kjo masë e sotit nuk bën shumë dallim nga ato masa”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy