Osmani: Pa SHBA dhe pa luftën çlirimtare, as atëherë dhe as sot, Kosova s’do të ishte e lirë dhe e pavarur

by Nexhat

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur në një organizim në kryeqytet në kujtim të 34 vjetorit të vizitës së një delegacioni amerikan në Prishtinë, që ishte prirë nga senatori Bob Dole.Osmani ka theksuar rëndësinë jetike të një vizitë të tillë të senatorëve e kongresmenëve amerikanë, vizitë që më pas bëri që zëri i shqiptarëve të Kosovës të dëgjohej,

“Kosova është shtet i pavarur e demokratik dhe SHBA është këtu me ne. Thirrja jonë për drejtësi u dëgjua. Ky shesh ruan kujtimin tonë historik”, është shprehur Osmani.

banner

Ajo thotë se një histori e tillë s’do të nisej e s’do të kishte sukses pa presidentin Ibrahim Rugova, të cilin e quan edhe ati themeltar i shtetit dhe pavarësisë së Kosovës.

“Kjo histori as nuk do të nisej e as nuk do të kishte sukses, pa ikonën e arkitektin, dhe atin themeltar të shtetit tonë dhe pavarësisë tonë, presidentit historik Ibrahim Rugova”, ka shtuar Osmani

Shefja e shtetit tutje ka shtuar se pa SHBA-në dhe pa luftën e çlirimtare, as atëherë dhe as sot, Kosova s’do të ishte e lirë dhe e pavarur.

“Pa Amerikën dhe pa luftën e UÇK-së, as atëherë dhe as sot, Kosova nuk do të ishte e lirë dhe e pavarur”, ka thënë Osmani

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy