Përparim Rama kujton, vlerëson dhe falenderon Senatorin Bobe Dole dhe Amerikën për mbështetjen e përhershme

by engel

Në Prishtinë sot është kujtuar Senatori Amerikan Bob Dole dhe vizita e tij historike e realizuar 34 vite më parë në Prishtinë, në kohën kur Kosova ishte e okupuar dhe shtypur nga regjimi i Millosheviqit.

Në këtë aktivitet ka marrë pjesë edhe kryetari i Prishtinës Përparim Rama për të cilën ka shkruar në profilin e tij në facebook. Me këtë rast, kryetari Rama kujton, vlerëson dhe falenderon kontributin e Senatorit Dole dhe Senatorëve tjerë të cilët kishin qenë pjesë e delegacionit.

banner

Sot përkujtojmë 34 vjetorin e vizitës historike të Senatorit Bob Dole në Kosovë, i shoqëruar nga senatorët John ë. ëarner nga Virxhinia, Jake Garn nga Utah, Don Nickles nga Oklahoma, Alfonse M. D’Amato nga Nju Jorku, Steve Symms nga Idaho, dhe Connie Mack nga Florida.

Ky moment ndryshoi rrjedhën e historisë sonë. Përmes mbështetjes së tij, erdhi një dritë shprese për popullin tonë.
Në atë kohë të errët, Dole u bë simbol i përkushtimit amerikan për lirinë dhe drejtësinë. Ai takoi liderët tanë dhe vendosi themelet për çlirimin e Kosovës.

Faleminderit, Senator Dole, dhe faleminderit Amerikë për miqësinë tuaj të përhershme.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy