Zgjedhjet Parlamentare në Malin e Zi, përmbledhje

by informim

Pas shumë përpjekjeve të pasuksesshme për të formuar një qeveri të re, Presidenti Milo Gjukanoviç, më 16 mars 2023 – 3 ditë para zgjedhjeve presidenciale e shpërndau Parlamentin – dhe kështu i caktoi zgjedhjet për 11 qershor 2023.

Me 11 Qershor do të marrin pjesë 15 parti, koalicione apo lista të pavarura ku katër prej tyre janë të grupeve etnike që jetojnë në Malin e Zi dhe dy nga to janë të shqiptarëve.

banner

Sipas sondazheve, pas “Europa Sad” të udhëhequr nga Milojko Spajiq duket të jetë e para, të cilët e synojnë një të tretën e numrit të përgjithshëm të votave, pas tyre është koalicioni “Së bashku” i mbledhur rreth Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) dhe i udhëhequr nga Danijel Zhivković.

Vendin e tretë mund ta fitojë koalicioni i demokratëve që përfaqësohet nga Aleksa Beçiq dhe URA e kryeministrit aktual Dritan Abazovic, dhe e katërta mund të jetë koalicioni i partive pro-serbe “Për të ardhmen e Malit të Zi” (ZBCG), këtë herë të udhëhequr nga Milan Knezheviq.

Alternativa Shqiptare e udhëhequr nga Nik Gjeloshaj dhe Aleanca e dy partive Forca e Re Demokratike (Forca) dhe Partia Demokratike (PD) të përfaqësuara nga Genci Nimanbegu janë dy organizatat politike të cilat do të mundohen të marrin sa më shumë vota për të përfaqësuar interesat e shqiptarëve në Parlementin e malit të Zi.

Partitë garuese në zgjedhje do të synojnë të marrin sa më shumë nga 81 vendet e Parlamentit të Malit të Zi të cilët zgjidhen në një zonë të vetme zgjedhore mbarëkombëtare duke përdorur përfaqësimin proporcional me listë të mbyllur.

Vendet ndahen duke përdorur metodën d’Hondt me një prag elektoral prej 3%. Megjithatë, grupeve minoritare që përbëjnë jo më shumë se 15% të popullsisë në një qark, u jepet një përjashtim që ul pragun elektoral në 0.7%.

Partitë e së njëjtës pakicë përmblidhen kur llogariten mandatet në maksimum tre mandate. Një përjashtim i veçantë u jepet kroatëve etnikë ku nëse asnjë listë që përfaqëson popullsinë nuk kalon pragun prej 0.7%, lista me më shumë vota do të fitojë një vend nëse merr më shumë se 0.35% të votave.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy