Lëvizja Vetëvendosje, ka njoftuar se planifikon të garojë në zgjedhjet e ardhshme me Partinë Guxo dhe Partisë Alternativa.
VV tha se ky koalicion nuk ka mundur të procedohet sot formalisht në KQZ.
“Duke u bazuar në partneritetin e mirë dhe të shëndoshë në mes partnerëve të koalicionit, Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Partisë Guxo dhe Partisë Alternativa, njoftojmë opinionin e gjerë, anëtarësinë tonë, mbështetësit tanë se koalicioni ynë formal i dëshiruar nga të tri partitë tona, nuk ka mundur të procedohet sot formalisht në KQZ, për shkak të afatit të shkurtër ligjor dhe pamundësisë së përmbushjes së disa detyrimeve statutare”, thuhet në njoftim.