Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të forumit global të sigurisë, GLOBSEC 2024 në Pragë, ka zhvilluar një takim me presidentin çek, Petr Pavel. Ajo është shprehur e lumtur për ndodhjen e ketij takimi bilateral i cili ishte i fokusuar për rritjen e bashkëpunimive të përbashkëta për paqe dhe siguri afatëgjatë në Evropë.
Postimi i plotë i Presidentes:
Për herë të parë në historinë e raporteve midis Kosovës dhe Çekisë, sot, realizuam takimin e parë bilateral në nivel presidentësh.
Takimi i sotëm me Presidentin çek Petr Pavel u fokusua në angazhimin tonë të përbashkët për paqe dhe siguri afatgjate në Evropë, si dhe në forcimin e partneritetit midis dy shteteve tona.