Srpska pas takimeve në Prishtinë: QUINT na tha se nuk e ka mbështetur aksionin, ura pikë neuralgjike kërkuam të mos hapet

by Nexhat

Lista Serbe ka njoftuar për takimet që ka zhvilluar sot me ambasadorët e vendeve të QUINT’it, pastaj me zëvendëskomandantin e KFOR’it general Federic Bernak si dhe me shefen e UNMIK’ut, Caroline Ziade.

Përmes një njoftimi, Lista Serbe ka kërkuar veprim urgjent të përfaqësuesve ndërkombëtarë për kthim në gjendjen e mëparshme pasi sipas tyre, veprimet e kryeministrit Albin Kurti po i dëbojnë serbët nga Kosova.

banner

“Kërkuam prezencë më të madhe të forcave të KFOR-it në veri të Kosovës dhe Metohisë dhe mbrojtje të popullatës serbe që është nën ndikimin e regjimit në Prishtinë dhe angazhimin e të gjithëve për ruajtjen e paqes në këto zona.

E kemi theksuar qartë se ndërhyrja e djeshme rrezikoi drejtpërdrejt punën e mijëra serbëve, por edhe ofrimin e shërbimeve për dhjetëra mijëra serbë dhe qytetarë të tjerë në Kosovë”, thuhet në njoftim

Po ashtu në këto takime, Lista Serbe ka kërkuar që të mos hapet Ura e Ibrit, pasi sipas tyre, kjo mund ta rëndojë situatën e sigurisë.

“Përsëritëm kërkesën dhe pritshmërinë tonë që ura e Ibrit të mos hapet sepse është një pikë nevralgjike që mund të rëndojë edhe më tej situatën e brishtë të sigurisë, dhe të presim sjellje të përgjegjshme të të gjithë aktorëve në mënyrë që të ruhet paqja.

Veçanërisht theksuam se populli serb është i vendosur fort për paqe dhe t’i kthehet dialogut me qëllim zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura në mënyrë demokratike dhe civilizuese dhe jo me përdorimin brutal të forcës dhe veprimin e njëanshëm të regjimit në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Tutje, Lista Serbe theksoi se përfaqësuesit e vendeve të QUINT’it nuk e kanë përkrahur aksionin e djeshëm të Policisë së Kosovës për mbylljen e komunave ilegale në veri.

“Përfaqësuesit e Quinta-s përsëritën qëndrimin e bërë mbrëmë në njoftimin e tyre, se në asnjë mënyrë nuk e përkrahën aksionin e djeshëm të njëanshëm të institucioneve të Se ato veprime janë kryer pa koordinim me ta, dhe se duhet të presin që të gjitha çështjet të zgjidhen përmes një dialogu të administruar nga Bashkimi Evropian. Ata kanë përsëritur se për shkak të veprimeve të njëanshme, Kosovës i janë futur masat e duhura që janë ende në fuqi”, thuhet në njoftim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy