Serge Gnabry është emri i radhës që është futur në listën e dëshirave të Barcelonës.
Kampioni në fuqi i La Ligas pritet të bëj disa ndryshime për sezonin e ri ku reparti i sulmit pritet të jetë reparti ku do të ketë më së shumti largime.
Emrat si Ansu Fati, Raphinha e Ferran Torres prtiet të largohen nga Camp Nou, derisa Barcelona po mendon për zëvendësuesit e tyre.
Sulmuesi gjerman Serge Gnabry ka përfunduar në listën e dëshirave të gjigantit katalunas.
28-vjeçari ka kontratë me Bayernin deri në verën e vitit 2026, por ai ka shprehur dëshirë për tu larguar nga Allianz Arena dhe për të nisur një aventurë të rre në karrierën e tij.
Xavi e pëlqen shumë gjermanin dhe ka kërkuar afrimin e tij në Camp Nou sipas të përditshmes katalunase Sport.
Megjithatë për të arritur deri te Gnabry, Barcelona fillimisht duhet të shes, pasi Bayerni kërkon rreth 60 milionë euro për largimin e tij.
Gnabry këtë edicion ka zhvilluar 47 ndeshje zyrtare, ku ka realizuar 17 gola dhe ka asistuar në gjashtë të tjerë.