62
KF Besa Peja nuk ka arritur të fitoi sot para tifozëve të vetë në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të xhiros së tretë të Raiffeisen Liga e Parë e Kosovës kundër KF Vllaznimit të Gjakovës.
Rezultati përfundimtar ishte 3-4 në dobi të KF Vllaznimit të cilët udhëheqen gjatë gjithë ndeshjes. Spikati Norik Krasniqi i KF Vllaznimit i cili shënoi hetrick duke shënuar tre gola.
KF “Besa Peja”, megjithëse arriti të shënojë tre herë dhe kishte raste për të barazuar në minutat e fundit, megjithatë nuk arriti të merr asnjë pikë në kët xhiro si vendas.