Paralimpiada 2024: Vendosja e 5 rrathëve në Kullën Eifel shkakton polemika mes Parisit, qeverisë franceze dhe trashëgimtarëve

by Merita

Ndërsa kryetarja e bashkisë së Parisit Anne Hidalgo tha se dëshironte të mbante pesë unazat olimpike në Kullën Eifel edhe pas Lojërave, duke shkaktuar një debat të ashpër në Francë që nuk pat fund, sot Komiteti Paraolimpik Ndërkombëtar (IPC) deklaroi se donte “një vend në të cilin Agitos të mund të qëndronin përgjithmonë në qytet”.

Këto gjysmëhëna të kuqe, blu dhe jeshile, të cilat simbolizojnë Lojërat Paralimpike dhe janë riemërtuar ‘Agitos’ (“Unë jam në lëvizje”), tani janë instaluar në fasadën e sipërme të Harkut të Triumfit dhe për këtë arsye ‘kanë pamje’ nga Champs-Elysées.

banner

“Ka shumë diskutime se ku duhet të jenë unazat, por ne nuk duhet të harrojmë Agitos,” tha zëdhënësi i IPC Craig Spence gjatë një konference për shtyp.

Unë me të vërtetë do të doja që të kishim nje vend për t’i vendosur Agitos këtu në qytet për të festuar atë që mendoj se është, deri tani, Paralimpiada më spektakolare në historinë tonë”. “Në çdo Lojë, ne gjithmonë përpiqemi të kuptojmë se ku janë Agitos”, tha Spence, duke dhënë shembullin e Tokios, ku “ka ende shumë Agitos në kryeqytetin japonez”, tre vjet pas Lojërave 2021.

Kryetarja e bashkisë së Parisit Anne Hidalgo në një intervistë të botuar të shtunën e kaluar në gazetën ‘Ouest France’ njoftoi se pesë unazat olimpike do të qëndrojnë të vendosura në katin e parë të Kullës Eiffel, një vendim i marrë pa konsultime për këtë çështje.

“Si kryebashkiake e Parisit, vendimi është i imi dhe kam miratimin e IOC – tha Hidalgo – Pra, po, ata do të qëndrojnë në Kullën Eifel”. Këto fjalë u kundërshtuan menjëherë nga ministrja në dorëheqje e Kulturës, Raçida Dati, e cila kërkoi “konsultime” për këtë temë. Ndërkohë sot kanë mbajtur qëndrim edhe pasardhësit e inxhinierit Gustave Eiffel, ‘babai’ i simbolit të Parisit.

“Nuk na duket e udhës që Kulla Eifel, e cila që nga ndërtimi i saj 135 vjet më parë është bërë simboli i Parisit dhe i gjithë Francës, të “pasurohet” përgjithmonë me simbolin e një organizate të jashtme, pavarësisht prestigjit të saj”, lexojmë në një shënim të lëshuar nga Shoqata e Pasardhësve të Gustave Eiffel.

Kryetari i shoqatës, Olivier Berthelot-Eiffel, stërnip i Eifel-it, tha se familja nuk sheh asnjë problem në faktin se ‘unazat’ olimpike mbeten edhe pas 8 shtatorit, pra pas përfundimit të Lojërave Paraolimpike:“Por Kulla Eifel nuk duhet të bëhet një “post reklamimi”. Anne Hidalgo duhet të kishte thënë se donte të mbante pesë unazat olimpike, jo se e kishte vendosur ajo dhe më pas ta diskutonte idenë me këshillin e qytetit të Parisit dhe të interesuarit”, nënvizoi ai, shkruan ANSA, përcjell Informim.net

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy