Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka pak ditë që ka nisur turneu ne saj të koncerteve, “Best F**n Night Of My Life”.
Fillimisht ajo do të mbajë koncerte nëpër shumë shtete të kontinentit amerikano-verior, për të vazhduar më pas me paraqitjen në disa shtete në Evropë.
Ajo e ka nisur turneun në Phoenix, për të vazhduar më pas me Anaheim, ndërsa sonte (e shtunë) do të jetë në San Diego.
Ky turne i saj vjen një muas pas publikimit të albumit të saj më të fundit, “Bebe”, i cili është njëherësh albumi i tretë në karrierën e saj.
Këngëtarja e hitit “I’m Good (Blue)” ndau me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa fotografi nga koncertet e para, ku dukej mjaft glamuroze me paraqitjen e saj.
E veshur me një kostum rozë plot shkëlqim dhe pamjen e theksuar prej biondeje, 33-vjeçarja është dukur tejet atraktive para audiencës.
Bebe Rexha përndryshe do të jetë gjatë gjithë verës e angazhuar me turne dhe projekte të reja muzikore.