Haxhiu viziton Policinë në Ferizaj: Nga janari deri sot, në këtë komunë janë raportuar 188 raste të dhunës në familje

by Nexhat

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se sot e ka vizituar Drejtorinë Rajonale të Policisë në Komunën e Ferizajt ku është diskutuar për dhunën në familje.

“Sot vizitova Drejtorinë Rajonale të Policisë në Komunën e Ferizajt me ç’rast diskutuam për adresimin e rasteve të dhunës në familje, sfidat me të cilat ballafaqohen, bashkëpunimi ndërinstitucional, nevojat e të mbijetuarave dhe rëndësinë e trajtimit serioz të rasteve të dhunës në familje.”

“Përfaqësuesve të policisë nga Ferizaj, Shtime, Shtërpca, Kaçaniku dhe Hani i Elezit iu ofrova mbështetjen time të plotë në punën që bëjnë dhe angazhimin e tyre ditor në mbrojtjen e qytetarëve tanë.”

Haxhiu ka thënë se nga janari deri më sot, në Komunën e Ferizajt janë raportuar 188 raste të dhunës në familje.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy