Manchester City është një hap më afër tripletës, pasi ia ka arritur të fitojë edhe FA Cup-n, pas Ligës Premier, derisa e mposhti Manchester Unitedin 2-1 në finale.
Vetëm 12 sekonda kaluan nga nisja e finales që u zhvillua në Wembley, me Citizens që kaluan në epërsi me anë të Ilkay Gundogan, që u asistua prej Kevin de Bruynes.
Mirëpo, Djajtë e Kuq u këndellën shpejtë dhe i barazuan shifrat në 1-1 në minutën e 33-të, kur Bruno Fernandes shënoi nga penalltia e krijuar prej lojës me dorë nga Jack Grealish në zonën e rreptësisë.
Me këto dy gola përfundoi edhe pjesa e parë, derisa edhe 45 minutat e dytë nisën furishëm.
Qysh në minutën e 51-të, Gundogan ishte sërish në listën e realizatorëve, kur pranoi një tjetër asistim prej De Bruynes për rezultatin 2-1.
City lëshoi më pas një rast të artë për 3-1, kur mesfushori belg (62’) nuk ia doli të mposhte David de Gean nga afërsia.
Shtatë minuta më vonë, Manchester United krijoi një rast ideal përmes Marcus Rashford, por as anglezi nuk ishte i saktë përballë portierit kundërshtar.
Në minutën e 72-të, Gundogan mendoi se ka realizuar het-trikun, mirëpo goli i tij u anulua për pozicion jashtë loje.
This man has been electric since coming on ⚡️
After going close a short while ago, @AGarnacho7 causes problems again with a mazy run. #MUFC || #FACup pic.twitter.com/s1hXe7C18O
— Manchester United (@ManUtd) June 3, 2023
Vetëm pak qaste më vonë, Alesandro Garnacho (72’) nuk ia doli t’i barazonte shifrat në 2-2, duke goditur jashtë.
Lojtarët e Pep Guardiolas ia dolën të ruajnë këtë epërsi, për të marrë në duar trofeun e FA Cup.
Më 10 qershor, Manchester City do të luajë në Stamboll me Interin në finalen e Ligës së Kampionëve, duke tentuar të kompletojnë tripletën e parë në histori dhe e para nga një klub anglez që nga sezoni 1989/99, kur e kishte fituar Manchester United.
FULL-TIME | MANCHESTER IS BLUE!!! 🏆💙
🔵 2-1 🔴 #ManCity pic.twitter.com/0QFTYbTfbD
— Manchester City (@ManCity) June 3, 2023
22/23 FA CUP WINNERS!! 🏆 pic.twitter.com/YSGYCbSRZ1
— Manchester City (@ManCity) June 3, 2023