Manchester City fitues i FA Cup

by informim

Wembley përjetoi një ditë epike që i takoj e gjitha qytetit të Manchesterit ku ekipet fqinje u takuan në një finale të madhe për herë të parë, duke ulur perden e sezonit vendas në një mënyrë magjepsëse.

Ishte një ndeshje e ekuilibruar, me ritëm të jashtëzakonshëm, raste goli në të dy anët, një fitore e merituar për Manchester Cityn.

Nganjëherë krijohej përshtypja që kjo ndeshje do të përfundon në barazim, do të luhet shtesa dhe ndoshta të përcaktohet fituesi në penallti.

Shumë herët Manchester City mori epërsinë, që në sekondin e 14″ të minutës së parë me një super gol të Ilkay Gundogan dhe ndeshja u barazua nga Bruno Fernandez në minuten e 33′ pas një gjuajtje të mrekullueshme nga penalltia e shaktuar nga Grielisch pas një prekje me dorë.

Fitorja e Manchester Cityt u arritë në pjesen e dytë me golin e shënuar prap nga Ilkay Gundogan në minuten 51′ në një goditje voley pas harkimit nga këndi të Kevin de Bruyne.

Minutat e fundit ishin drithërues si shkak i presionit të madh nga Manchester United të cilët bënë çmos që së paku të barazojnë ndeshjen dhe të sigurojnë vazhdimet.

Ky ishte edicioni 142 i FA Cup të cilin e fitoj Manchester City për herë të 7 në historinë e klubit. padyshim lojtar i ndeshjes ishte i shkëlqyeri Ilkay Gundogan me dy golat e shënuar që ishin përcaktues të finales FA Cup.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy