Ceremonia e ndarjes së Topit të Artë, trofeu individual më prestigjioz në botën e futbollit do të zhvillohet më 28 tetor 2024.
Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë fituar së bashku 13 trofe të tillë në 15 vitet e fundit.
Vetëm Luka Modric (2018) dhe Karim Benzema (2022) arritën ta fitojnë këtë trofe në këto vite.
Duke qenë se dy lojtarët nuk luajnë më në futbollin europian, Topi i Artë i radhës do të përfundojë në krahët e një tjetër futbollisti dhe favoritët në këtë garë janë Vinicius Junior i Real Madrid dhe Rodri i Real Madrid.
‘Goal’ ka bërë një renditje të futbollistëve që kanë shanse për të fituar trofeun e lakmuar dhe në pozitën e parë është ylli i Real Madridit, i ndjekur nga lojtari i Manchester Cityt.
Lista e 10 emrave që pritet të nominohen nga France Football:
Nico Williams (Athletic Bilbao)
Phil Foden (Manchester City)
Harry Kane (Bayern Munich)
Kylian Mbappe (Real Madrid)
Toni Kroos – në pension
Lautaro Martinez (Inter Milan)
Dani Carvajal (Real Madrid)
Jude Bellingham (Real Madrid)
Rodri(Manchester City)
Vinicius Jr. (Real Madrid)
Fituesit e më shumë trofeve të Topit të Artë:
Ndërsa presim listën e ngushtë të këtij viti, ja lista e lojtarëve më të suksesshëm në historinë e Topit të Artë, e cila fillon në vitin 1956.
Lionel Messi – 8 (fituesi aktual)
Cristiano Ronaldo – 5
Michel Platini – 3
Johann Cruyff – 3
Marco van Basten – 3
Franz Beckenbauer – 2
Ronaldo – 2
Alfredo di Stefano – 2
Kevin Keegan – 2
Karl-Heinz Rummenigge – 2