Lista Serbe ka mbajtur konferencë me medie, akuzojë qeverinë për dhunë dhe terror!

by engel

Kryetari Zlatan Elek dhe nënkryetari Igor Simiq kanë folur sot para medieve të pranishme në selinë e partisë së tyre në Mitrovicën Veriore. Ata kanë lëshuar akuza të rënda ndaj qeverisë së Kosovës dhe Kryeministrit Kurti në veçanti për, sipas tyre, dhunën dhe terrorin që janë duke e ushtruar ndaj qytetarëve serb me angazhimin e Policisë së Kosovës.

Sipas tyre, Policia e Kosovës ka hyrë jashtëligjshëm në institucionet paralele dhe kanë sekuestruar materiale të punës të cilat sipas tyre nuk janë të kundërligjshme. Igor Simiq tha se institucionet paralele kanë ekzistuar dhe të gjithë e kanë ditur. Udhëheqësitë e lartë politik janë dakorduar që kjo çështje të diskutohet në Bruksel dhe ata të merren vesh për mënyren se si do të funksionojnë në të ardhmen këto institucione.

banner

Sipas Simiq, këto institucione kanë kryer vetëm shërbime të rregullta dhe nuk kanë bërë asnjë shkelje. Tani sipas Simiq shtrohet pyetja, ku do të nxjerrin qytetarët tonë certifikatat e lindjes, ato të martesave, të vdekjeve etj etj.

Simiq ka vazhduar duke thënë se kemi qenë gjithmonë të gatshëm dhe do të jemi të gatshëm të bisedojmë me bashkësinë ndërkombëtare që të krijohet siguri për qytetarët serb në veri. Po tentohet të thuhet se situata është e qetë dhe e sigurtë, por kjo nuk është aspak e vertët, këtu ka frikë, pasiguri dhe dhunë që ushtrohet nga policia.

Simiq ka treguar një shembull krahasues me hajnat që të futen në shtëpi. Ata natyrisht janë të armatosur dhe të fuqishëm dhe arrijnë të marrin krejt cfarë duan dhe viktima duhet të durojë dhe të rrijë dhunshëm i qetë. Për Simiqin njëjtë po vepron edhe qeveria e Kosovës. Qeveria e Kosovës po veprojnë si hajna të cilët futen të armatosur për ta plaçkitur shtëpinë, të plaçkitin dhe pastaj thonë se nuk pati asnjë problem sepse askush nuk reagojë dhe askush nuk u lëndua. Po si të reagohet kur ata janë të armatosur dhe janë të dhunshëm?

Kryetar i Listës Serbe Zlatan Elek tha se ne nuk e kemi të qartë se ku dëshrion të arrijë Kurti! Ai ka filluar më dhunë dhe nuk e di se ku do të ndalet! Ata po kryejnë bastisje nëpër institucionet tona pa u bazuar në asnjë ligj! Nuk na kanë paraqitur asnjë urdhër për bastisje, thjesht kanë hyrë në institucione për të gjetur armë. Kanë pritur që të gjejën automotikë, mjetet shpërthyese, raketa hedhës e armë tjera, por natyrisht nuk gjetën asgjë, ka thënë Elek.

Raporti është një transkript nga konferenca me medie e lëshuar online!

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy