Ndeshja e sotme e Interit ishte nje stërvitje e mirë përgaditore për finalen e Ligës së Kampionëve të cilen e fituan me rezultat 1-0 ndaj Torinos për të mbyllur sezonin e tyre në Serie A.
Para se të shkojnë shkojnë në Stamboll për t’u përballur me Manchester Cityn më 10 qershor, fituesit e Kupës së Italisë kishin ende punë në ligen e parë për të kryer. Ata u ndeshen me Torinon e cila ende po ëndërron të kualifikohet për në Ligen Europiane të Koferencave, dhe fituan me golin e shkëlqyer të Marcelo Brozovic dhe fal pritjes fantastike të portierit zëvendësues Alex Cordaz i cili reagoj me një instikt të jashtëzakonshëm për të ruajtur epërsinë e Interit në pjesën e dytë.
Duke i dhënë hapësirën e mjaftueshme dhe kohën për të gjuajtur, nga një distancë rreth 20 metra, në minuten e 37′ Brozovic e ndëshkoi Torinon me një goditje të mirë me këmbën e majtë që u fut në këndin e poshtëm djathtas.
Interi do të përballet me një provë krejt më të ashpër brenda një jave, por tani për tani, Simone Inzaghi mund të reflektojë për një punë të bërë mirë në Serie A.
Inter për momentin ndodhet në poziten e dytë me 72 pikë e ndjekur nga Lazio e cila ka 71 pikë por një ndeshje të cilen e luan sonte kundër Empolit nikoqir.