Agusholli mohon zërat se do t’i bashkohet ndonjë subjekti tjetër politik për zgjedhjet e 9 shkurtit

by Nexhat

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gramos Agusholli, ka hedhur poshtë zërat se do t’i bashkohet ndonjë subjekti tjetër politik apo iniciative në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Agusholli ende nuk ka vendosur nëse do të jetë pjesë e garës për deputet të Kuvendit të Kosovës.

“Gjatë këtij mandati katërvjeçar janë bërë spekulime sikur unë po ndryshoj rradhë, herë duke e ndërruar pozicionin e herë duke e ndëruar ulësen e Kuvendit. E vërteta është që qeveria po përmbush një mandat të plotë për herë të parë pas shumë vitesh, dhe asnjë lajm se dikush po largohet nga partia nuk ka rezultuar i vërtetë. Jam munduar të jem konsistent në qëndrimet dhe bindjet e mia, dhe asnjëherë nuk kam menduar t’i tradhtoj ata që më kanë besuar votën”, ka thënë ndër të tjera Agusholli për Indeksonline

Më tej, ai thotë se një gjë është e sigurt se deri në përfundim të këtij mandati do të jetë deputet nga radhët e Vetëvendosjes

“Pastaj, do e shoh si do të vazhdoj. Për momentin, me sa di unë, vetëm kryetari i LVV-së është konfirmuar për listën zgjedhore”, ka shtuar Agusholli

“JO, nuk jam pjesë e asnjë iniciative apo subjekti të ri politik”, ka përfunduar ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy