38
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka shkruar për mbledhjen e së mekurës të krerëve të LDK-së në qytetin e Istogut.
Haziri ka thënë se ky takim ka qenë për mobilizim për zgjedhje te reja nacionale që të do të mbahen në muajin shkurt.
“LDK është gati”, ka shkruar Haziri.
Postimi i plotë:
Bashkë me të gjithë kryetarët e degëve të LDK-së në Kosovë, për rikthimin e madh, në vendlindjen e Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova, në Istog, u mblodhëm për mobilizim për zgjedhjet nacionale.
Lidhja Demokratike e Kosovës është gati, me 887 nëndegët tona në Kosovë dhe Mërgatë.
LDK besë dhe shpresë për Kosovën