Policia e Kosovës kremton 25 vjetorin e themelimit, i pranishëm edhe Kurti

by Merita

Me rastin e 25 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, do të mbahen aktivitete te ndryshme.

Në ceremoninë solemne, do të marrë pjesë edhe shefi i qeverisë së vendit, Albin Kurti.

banner

“Për nder të shënimit të 25 vjetorit të themelimit, Policia e Kosovës, sot, me datën 06.09.2024, organizon ceremoninë qendrore, e cila do të mbahet në hotel Emerald, duke filluar nga ora 11:00. Në këtë ceremoni solemne pritet të marrin pjesë personalitetet e larta shtetërore, menaxhmenti i lartë i PK-së, si dhe personalitete të agjencive të sigurisë nga Kosova, rajoni dhe më gjerë. Në kuadër të drejtorive rajonale do të organizohet edhe porta e hapur për qytetarë, ku qytetarët kanë mundësi të vizitojnë rajonet/stacionet policore”, thuhet në njoftimin e policisë, 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy